Ilustrim
Hetuesit e Krimeve Kibernetike arrestojnë një të dyshuar për keqpërdorim me kartela bankare
16.5.2022 - 21:43
Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person nën dyshimin se ka keqpërdorur kartela bankare.
Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, konkretisht Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike.
Sipas zëdhënësit të Policisë, Daut Hoxha, i arrestuari dyshohet për veprën penale – lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo
të kreditit.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.