Pamje nga një seancë e gjykimit të Zeqirja Qazimit - Foto: KALLXO.com

Seanca në Apel në Rastin e Zeqirja Qazimit më 7 Nëntor

Seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit në rastin e Zeqirja Qazimit dhe të tjerëve të dënuar për terrorizëm është caktuar të mbahet më 7 nëntor 2016.

Lajmin e konfirmoi për KALLXO.com Muhamet Humolli, avokat i të akuzuarit Ilir Krraba.

I akuzuar për rekrutim në terrorizëm dhe nxitje të urrejtjes, ish-imami i xhamisë “El-Kudus” të Gjilanit, Zeqirja Qazimi, është dënuar më 20 maj 2016 me 10 vjet burgim nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Me Qazimin, për pjesëmarrje në grup terrorist akuzoheshin edhe Ilir Berisha, Sadat Topojani, Burim Ballazhi, Jetmir Kyqyku, Liridon Kabashi dhe Ilir Krraba.

Gjykata dënoi me 8 vjet burg Ilir Berishën e me 7 vjet e 6 muaj burg Sadat Topojanin. Ilir Krraba u dënua me 5 vjet burg, Burim Ballazhi 4 vjet e 6 muaj, Jetmir Kyçyku 4 vjet dhe Liridon Kabashi 3 vjet.

Ilir Berisha, Liridon Kabashi e Burim Ballazhi gjatë gjykimit pranuan fajësinë.

http://kallxo.com/denohet-zeqirja-qazimi/