Qytetari Sheh në Listë Emrin e Vëllait të Vdekur

Korrespodentja e RTV21 në qendrën më të madhe të votimit në vend, në Fakultetin e Filologjisë, ka treguar se menaxheri i kësaj qendre, Demë Ibërdemaj, ka konfirmuar se gjithçka ka filluar në rregull.

Por, sipas informacioneve të gazetares një qytetar është ankuar se në këtë qendër nuk janë pastruar të gjitha listat dhe ai e ka gjetur emrin e vëllait të tij të vdekur, por sa i përket kësaj menaxheri i qendrës nuk ka konfirmuar asgjë dhe ka thënë se nuk është në dijeni.

Në këtë qendër të votimit kanë të drejtë vote 18 mijë persona.

Pritet që këtu të votojë edhe kandidati për kryeminsitër nga LDK- AKR-Alternativa, Avdullah Hoti si dhe gjatë ditës këtë qendër do ta vizitojë edhe shefja e Zyrës së BE-së, Natalia Apostolova./ 21Media