
Dita e zgjedhjeve, KEDS thotë se është mobilizuar për furnizim të rregullt me rrymë
Në ditën e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS), ka deklaruar se ka mobilizuar ekipet për t’u përkujdesur për furnizim të rregullt me energji elektrike.
Ekipet e KEDS-it, thuhet se janë shpërndarë në të gjitha lokalitetet në vend dhe po qëndrojnë në dispozicion për çdo rast në të cilin mund kërkohet ndërhyrja e tyre.
“Në të gjitha distriktet, që në orët e para të ditës së sotme, ekipe të shumta të KEDS-it janë mobilizuar që të përkujdesen për furnizim të rregullt me energji elektrike”-thuhet në njoftimin e KEDS-it.
Të dhënat e KQZ-së tregojnë se me procesimin e 92.81 për qind të votave, në votime deri në ora 15:00 kanë dalë 28.73 për qind ose 566,277 qytetarë.
Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do mbyllen në ora 19:00.
Të dhënat nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tregojnë për 1 milion e 970 mijë e 944 votues me të drejtë vote.
Për këto zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike me 1280 kandidatë.
KQZ -ja ka akredituar 1,680 vëzhgues për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.
Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008.
Ndërkohë raportimin direkt të ekipit të KALLXO.com për procesin zgjedhor mund ta gjeni më poshtë: