foto: Ilustrim

Mjete të Pashpërthyera në Gjakovë e Leposaviq

Policia ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në dy lokacione të ndryshme janë gjetur dy mjete të dyshuara të pashpërthyera.

Në fshatin Rracaj në Gjakovë, një person ka raportuar se kishte hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer.

Njësit policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së kanë tërhequr mjetin e dyshuar pa incidente.

Në fshati Soqanicë, në Leposaviq një person ka raportuar se në afërsi të lumit Ibër kishte vërejtur një mjet të dyshuar të pashpërthyer.

Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së kanë tërhequr mjetin e dyshuar pa incidente.