Ministria e Shëndetësisë Ndan 1,000 Euro për Telefona Luksi

Përderisa pacientët në spitalet e Kosovës përballen me mungesë të barnave esenciale, Ministria e Shëndetësisë po blenë telefona të shtrenjtë për stafin e vet. Kjo ministri përveç se ka dekoruar muret me piktura të shtrenjta, ajo së fundmi ka publikuar thirrjen për kontratë për blerjen e telefonave të mençur.

Në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ për Prokurim Publik (KRPP), Ministria e Shëndetësisë ka publikuar thirrjen për kontratë, për furnizim me telefona të mençur mobil.

NDËRLIDHUR

Sipas njoftimit për kontratë, kjo ministri planifikon të blejë 2 telefona dhe për blerjen e tyre ka planifikuar të shpenzoj deri në 1 mijë euro.

Sipas përllogaritjes, Ministria e Shëndetësisë ja ka dhënë hakun  500 euro një telefoni të mençur që dëshiron të ketë në pronësi të vet.

Përveç kësaj, kjo Ministri kishte shpenzuar 760 euro për dy piktura për udhëheqësit e saj.

Zyra e Kryeministrit në dorëheqje Isa Mustafa këtë vit vendosi të shpërblen vetveten me Iphone 7 në vlerë prej 890 eurove

Zyra e Kryeministrit e Blen 890 Euro Një iPhone 7

Gjatë ditës, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës njoftoi se ka marrë donacion brufena nga një organizatë humanitare italiane.

http://kallxo.com/brufena-donacion-per-shendetesine-e-kosoves/

12 Maj 2017 - 19:13

Rrahman Ramaj 12/05/2017 - 19:13
NDËRVEPRIMI0

Ministria e Shëndetësisë Ndan 1,000 Euro për Telefona Luksi

by Rrahman Ramaj
NA NDIQNI

Send this to a friend