Salsiqet e konfiskuara | Foto: Facebook

Kryetari njofton për salsiqe të prishura në Prizren

Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka tregoi se në një qendër të madhe tregtare në qytetin e dytë për nga madhësia në Kosovë janë konfiskuar salsiqe të prishura.

Haskuka tregoi në facebook se salsiqet janë konfiskuar pas raportimit të një qytetari në Qendrën e Thirrjeve.

“Falë njoftimit të një qytetari në Qendrën e Thirrjeve, sot kemi konfiskuar tre paketime me salsiçe të prishura, në një qendër të madhe tregtare në qytet”, shkroi Haskuka.

Kryetari i Prizrenit tha se inspektorët komunalë kanë konstatuar se salsiqet ishin me afat të skaduar.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë inspektorët e ushqimit, të cilët kanë konstatuar se salsiçet janë me afat të skaduar dhe të krymbosura”, shkroi Haskuka.

Ai bëri të ditur se qendrës tregtare i është shqiptuar dënim, ndërsa salsiqet e prishura janë asgjësuar.

“Qendrës tregtare tek e cila është gjetur ky produkt, i është shkruajtur procesverbali dhe shqiptuar dënimi, ndërsa salsiçet janë asgjësuar nëpërmjet Ekoregjionit”, përfundoi Haskuka.

Edhe në muajin mars Haskuka tregoi për gjetje të mishit me afat të skaduar në një qendër tregtare të Prizrenit.

http://kallxo.com/mytaher-haskuka-denoncon-mishin-e-skaduar-ne-nje-qender-tregtare-te-prizrenit/

http://kallxo.com/inspektorati-ne-prizren-demanton-elkos-in-per-kerkesen-per-asgjesimin-e-mishit/