Nga një mbledhje e Këshillit Prokurorial | Foto: KALLXO.com

KPK Shpall Konkurs për 18 Prokurorë të Rinj

Anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës me shumicë të votave vendosën sot që të shpallet konkursi publik për 18 prokurorë të rinj.

Ky vendim u mor në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Prej këtyre prokurorëve që parashihet të rekrutohen nga pesë do të jenë pjesë e prokurorive në Ferizaj e Prizren, katër do të punojnë në Prokurorinë e Pejës, dy në të Gjakovës dhe nga një prokuror do t’u shtohet prokurorive në Prishtinë dhe Gjilan.

Po ashtu, anëtarët e KPK-së, morën vendim që Komisioni për Emërimin e Prokurorëve të Rinj të jetë me të njëjtit anëtarë si i kaluari.

Ky komision përbëhet nga kryeprokurori i shtetit  Aleksandër Lumezi, kryesues, prokurori në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit Lulzim Sylejmani dhe prokurorët Ikramije Bojaxhiu, Radica Miliq dhe Idain Smailji nga radhët e KPK-së, anëtarë.

Njëra ndër pikat e rendit të ditës në këtë mbledhje ishte edhe  njoftimi i anëtarëve të KPK-së për dorëheqjen e prokurorit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sefer Morina.

Sefer Morina dha dorëheqje më 20 mars për arsye personale, ndërsa për shkak të kësaj dorëheqjeje u hty seanca e gjykimit të kryetarit të Dragashit Salim Jenuzi.

http://kallxo.com/jep-doreheqje-prokurori-krimeve-te-renda-ne-prizren/

http://kallxo.com/doreheqja-e-prokurorit-shtyn-gjykimin-e-kryetarit-te-dragashit/

Më 1 dhjetor të vitit të kaluar Presidenti Hashim Thaçi emëroi 25 prokurorë të rinj.

http://kallxo.com/emerohen-25-prokurore-te-rinj-te-shtetit/