A ka kapje të bordeve nga ana PDK-së e LDK-së?

Emisioni “Jeta në Kosovë” debatoi për problemin e politizimit të bordeve të ndërmarrjeve publike dhe agjensive të pavarura.

Shoqëria civile vlerëson që ky fenomen vazhdon të jetë ende problematik, edhe pse kanë kaluar 8 vjet që nga bartja e kompetencave që anëtarët të propozohen nga qeveria, për t’u miratuar më pas nga kuvendi.

Të ftuarit e Muhamet Hajrullahut diskutimin e ndërtuan mbi pyetjen se a janë këto borde politike apo borde ekspertësh profesionalë.

Emisioni vjen pas një sërë hulumtimesh të realizuara nga ekipi i gazetës Jeta në Kosovë dhe KALLXO.com.

A janë këto borde politike apo borde ekspertësh profesionalë? A ka kapje të bordeve nga ana PDK-së e LDK-së?  Sa janë partiakë e sa profesionalë anëtarët e bordeve?  Cili është funksioni i tyre dhe a është bërë kapja e tyre nga militantët partiakë?  Çfarë thoshte kryetari i LDK-së Isa Mustafa kur ishte në opozitë e çka tash si kryeministër?

Për të diskutuar për këto tema Muhamet Hajrullahu ka ftuar:

Muhamet Mustafa –  deputet, Kryetar i Komisionit Parlamentar Zhvillim Ekonomik;

Sokol Havolli – këshilltar i Kryeministrit Isa Mustafa;

Agron Demi – drejtor, Instituti GAP  dhe

Burim Ejupi – drejtor, Instituti INDEP ;