Agron Demi paditet nga RTK, kjo e fundit pretendon se ia ka dëmtuar imazhin me një postim në Facebook

Agron Demi, analist politikash në Institutin GAP ka njoftuar se ka pranuar padi nga Radio Televizioni i Kosovës.

Ai ka shkruar se RTK e akuzon atë për shpifje, dëmtim të imazhit si dhe rënie në financim si shkak i një postimi të Demit, i cili ‘rekomandon’ mbylljen e RTK-së.

“RTK më paska padit për qëndrimet e mia në facebook, duke më akuzu për shpifje, dëmtim të imazhit!, rënien në financim, e deri tek zvarritjen e Ligjit për transmetuesin publik. Do të isha shumë i lumtur nëse reagimet e mia e kanë mbërri ndonjërën prej këtyre që akuzohem. Sipas RTK, unë kam shpifë kur i kam akuzu për korrupsion, ani pse hiç më pak se javën e kaluar vet drejtori i RTK, Ngadhnjim Kastrati (i cili e paska nënshkru padinë ndaj meje) e pranoi se janë vjedhë afër gjysmë milioni euro për një ‘R’ në sistemin e pagesave”, ka thënë ai.

Demi i ka quajtur të kota pretendimet e RTK-së rreth padisë.

“Tash e paskan gjetë një gjykatës që e ka marr seriozisht këtë padi koti aq sa e ka marr mundin me shkru një aktvendim dhe me kërku përgjigje në padi”, tha ai.

 

Postimi i plotë:

Sot e pranova një aktvendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës për përgjigje në padi që ma paska ba RTK vitin e kaluar.

RTK më paska padit për qëndrimet e mia në facebook, duke më akuzu për shpifje, dëmtim të imazhit!, rënien në financim, e deri tek zvarritjen e Ligjit për transmetuesin publik. Do të isha shumë i lumtur nëse reagimet e mia e kanë mbërri ndonjërën prej këtyre që akuzohem .

Sipas RTK, unë kam shpifë kur i kam akuzu për korrupsion, ani pse hiç më pak se javën e kaluar vet drejtori i RTK, Ngadhnjim Kastrati (i cili e paska nënshkru padinë ndaj meje) e pranoi se janë vjedhë afër gjysmë milioni euro për një ‘R’ në sistemin e pagesave.

RTK më paska paditë se si tatimpagues i rregullt i këtij vendi kam kërku me e MBYLLË këtë medium koti që na i han miliona euro në vit .

Tash e paskan gjetë një gjykatës që e ka marr seriozisht këtë padi koti aq sa e ka marr mundin me shkru një aktvendim dhe me kërku përgjigje në padi.

Deri sa të përgjigjem në padi, po du me shfrytëzu rastin me e falenderu RTK-në që në kohën kur veq fillova me u zhgënjy se qysh reagimet tona s’po luajnë asnjë rol, ata po më bindin që ja vlenë me reagu dhe me kërku llogaridhënie (ose ‘xhirollogaridhënie’ ) për kepërdorimin e taksave tona .

SKANDAL – Për një “R”, në RTK u keqpërdorën 472 mijë euro