
RTK tërheq padinë ndaj Agron Demit
31.1.2022 - 10:15
Radiotelevizioni i Kosovës (RTK) ka tërhequr padinë ndaj Agron Demit, analist politkiash në Institutin GAP.
Kështu u njoftua nga Iniciativa Kosovare Kundër Padive SLAPP përmes një njoftimi në Facebook.
“Demi ishte paditur sepse me të drejtë kishte kritikuar RTK-në. Tërheqja e padisë SLAPP është e mirëseardhur dhe tregon që RTK është e hapur ndaj monitorimit dhe kritikës nga shoqëria civile dhe po ashtu sinjalizon ndryshim në menaxhim të transmetuesit publik”, thuhet në njoftim.
RTK në prill të vitit të kaluar kishte bërë një padi ndaj Demit nën pretendimet se ia ka dëmtuar imazhin televizionit publik.
www.kallxo.com