Demi: Qeveria pa kourum insiston se gjendja është nën kontroll

Analisti politik, Agron Demi e ka quajtur sistem të kalbur qeverisës, Qeverinë e Avdullah Hotit.

Demi përmes një postimi në Facebook ka thënë se qeveria nuk ka kuorum për miratimin e marrëveshjeve financiare e as të rishikojë buxhetin e Republikës së Kosovës dhe se prapë insiston që gjendja është nën kontroll.

“ NUK ka kuorum për miratimin e marrëveshjeve financiare të Qeverisë për shkak të të infektuarëve me Covid-19. E Qeveria prapë vazhdon me insistu që gjendja o nën kontrollë dhe nuk ka nevojë për ligj të veçantë. Buxheti nuk po mund të rishikohet në mungesë të votave, kësisoj shumë qytetarë nuk kanë me mund me i mar ka 170 euro, e ata që bllokojnë ligjet në Kuvend e Qeveri vazhdojnë me i mar nga 2000 euro në muaj”,ka thënë ai.

Demi ka theksuar se qytetarët dhe bizneset janë duke u penalizuar si shkak i zyrtarëve politik, që paguhen nga taksat e tyre.

Postimi i plotë:

Ja si duket një sistem i kalbur qeverisës:

Qeveria NUK e sheh të nevojshme të miratoj nismën e Kuvendit për Ligj të veçantë për pandeminë; e Kuvendi NUK ka kuorum për miratimin e marrëveshjeve financiare të Qeverisë për shkak të të infektuarëve me Covid-19. E Qeveria prapë vazhdon me insistu që gjendja o nën kontrollë dhe nuk ka nevojë për ligj të veçantë.

Për të votuar në distancë, nevojitet amandamenti i Rregullores së Punës së Kuvendit, e që nuk mund të bëhet ngase nuk janë 80 vota për të votuar.

Buxheti nuk po mund të rishikohet në mungesë të votave, kësisoj shumë qytetarë nuk kanë me mund me i mar ka 170 euro, e ata që bllokojnë ligjet në Kuvend e Qeveri vazhdojnë me i mar nga 2000 euro në muaj.

Qytetarët dhe rreth 100 mijë biznese që paguajnë taksa penalizohen nga zyrtarët që paguhen nga këto taksa.