Foto: Ilustrim

Identifikohen dhe Arrestohen Hajnat e Dyshuar

Pas ankesës së marrë nga një qytetar, të cilit i është thyer shtëpia dhe i janë vjedhur një motoçikletë dhe disa gjëra tjera më vlerë, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar të dyshuarit, të cilët më pas janë arrestuar.

Rasti, i trajtuar si vjedhje e rëndë, ka ndodhur të shtunën rreth orës 20:45 në Vushtrri.

Me këtë rast, hetuesit policorë kanë arritur t’i zbulojnë edhe tri vepra penale që të dyshuarit i kanë kryer brenda një kohe të shkurtër, ku gjësendet e vjedhura i janë kthyer viktimës.

Të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatit dhe me vendim të prokurorit të shtetit njëri prej tyre lirohet ndërsa tjetri dërgohet në mbajtje.