Hykmete Bajrami, LDK, deputete.

Hykmete Bajrami Lavdëron KOSTT-in

Deputetja e Kuvendit nga LDK, Hykmete Bajrami ka lavdëruar raportin e KOSTT-it, duke thënë se kjo është ndërmarrja me më së paku humbje teknike në rajon.

“KOSTT me humbjet më të vogla teknike të ndërmarrjeve në rajon… është ndër institucionet e pakta që ka shënu progres”, tha Bajrami.

Ajo tha se kjo është hera e parë që KOSTT i raporton Kuvendit të Kosovës.

Ajo deklaroi se me ligj KOSTT-i i raporton Kuvendit dhe se anëtarët e bordit të kësaj ndërmarrjeje zgjidhen nga Kuvendi, porse, sipas Bajramit, Kryeministri Haradinaj ka shkarkuar jashtëligjshëm anëtarë të këtij bordi.

“Tre anëtarë të Bordit të KOSST-it i ka shkarku kryeministri jashtëligjshëm, tha ajo.

Bajrami pati edhe vërejtje në raport, duke thënë se mungon komentimi dhe analiza. Më pas ajo shtoi se Kosova po dëmtohet nga mos-zbatimi i marrëveshjes për energjinë me Serbinë.

“Kosova e dëmtuar bashkë me KOSTT-in nga mos-zbatimi i marrëveshjes për energjinë me Serbinë”, tha ajo.

Deputetët po diskutojnë për raportin e Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT).

Seanca e Kuvendit po vazhdon pas afërsisht dy orësh, ku deputetët shkuan në pauzë për shkak të problemeve teknike me mikrofona.

17 Prill 2018 - 13:50

Erjonë Popova 17/04/2018 - 13:50
NDËRVEPRIMI0

KRYESORE

Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend