Enver Hoxhaj | Foto: KALLXO.com

Hoxhaj: Veseli Kandidat i Vetëm për Kryetar të Kuvendit

Deputeti nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, është prononcuar pas takimit të kryesisë së partisë së tij.

Ai ka konfirmuar edhe njëherë se nga PDK kandidat i vetëm për Kryetar të Kuvendit të Kosovës, është Kadri Veseli.

Hoxhaj gjithashtu ka treguar rreth vendimit për pjesëmarrje të PDK-së në seancën e radhës konstituive të thirrur nga kryesuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci.

Vendimi, sipas tij, do të bëhet i ditur nesër. “Ne do të marrim pjesë në takim nesër dhe shpresojmë të gjejmë një zgjidhje”, ka thënë Hoxhaj. /21Media