Ramush Haradinaj - Foto: KALLXO.com

Haradinaj: Viktimat e Dhunimit të Përkrahen nga Familjet

Kur erdhi në krye të ekzekutivit, ndër punët e para që bëri ishte ndarja e mjeteve për pensionin për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.

Ramush Haradinaj këto viktima i konsideroi të plagosura në luftë dhe kërkoi ta kenë- përkrahjen e familjeve të tyre.

Haradinaj u pyet se a janë heroina, apo turpi i familjes të dhunuarat gjatë luftës.

“Nuk po them turp, as nuk po them heroinë, po po them që janë njerëz tanë, familjarë tanë që janë të plagum në luftë edhe kjo është plagë e luftës dhe do të ishte shumë e padrejtë mos me gjetë guximin familja me përkrah të plagumin”, tha Haradinaj.

Për Kryeministrin viktimat e dhunës seksuale e kanë më së vështiri.

“Të gjithë  e dimë që lufta ka çmim, dikush ka vdekë e dikush është i plagum, e kjo është një lloj plage që e kanë dhe nëse e kemi dikon me plagë të tillë në familje se personi vet e ka ma së rani, duhet me i qëndru afër familja”, tha Haradinaj.

Ai tha se viktimat e dhunimit pensionin e “marrin sot nëse aplikojnë sot”.

Deklaratat e Haradinajt për viktimat e dhunës seksuale mund t’i ndiqni në vijim.

Pensioni për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës është caktuar të jetë 230 euro.

http://kallxo.com/caktohet-pensioni-viktimave-te-dhunes-seksuale-gjate-luftes/