Foto-ilustrim

Grabitje e Armatosur në Prishtinë

Një grabitje nën kërcënimin e armëve ka ndodhur rreth orës 18:00 në rr. Ilir Konushevci në Prishtinë.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe Policia.

Sipas zëdhënëses së Policisë, Florie Ahmeti-Haziraj, rreth orës 18:00 kanë marrë informacion për një rast të grabitjes.

Pre e grabitësve, sipas zëdhënëses, ka qenë një argjendari.

“Nën kërcënimin e armëve persona të dyshuar kanë grabitur një sasi të arit. Me rastin po merren njësitet kompetente”, tha për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë.

Këto janë fotot nga vendi i ngjarjes të dërguara në KALLXO.com nga një qytetar.

Viktimë e një grabitjeje të ngjashme ka qenë edhe një argjendari tjetër në kryeqytet më 8 janar 2018.

http://kallxo.com/grabitet-nje-lokal-ne-prishtine/

KALLXO.com ka raportuar për këtë rast që ka ndodhur në rr. “Agim Ramadani”.

Nën kërcënimin e armëve një muaj më parë ishte grabitur edhe filiali i “Wester Unionit” në Bregun e Diellit.

http://kallxo.com/grabitet-nje-filial-western-union-ne-prishtine/

Po ashtu, nën kërcënimin e armëve ishin grabitur edhe dy banka.