Gjuriq Sot në Zveçan në Përvjetorin e ‘Trepçës’

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq sot pritet të vizitojë Zveçanin.

Sipas një njoftimi të zyrës që ai drejton, Gjuriq në mesditë do të marrë pjesë në manifestimin për nder të nisjes së punës së kompleksit metalurgjik “Trepça”.

Në njoftim thuhet se sot bëhen 90 vjet nga nisja e punës së “Trepçës”, ndërsa në ceremoninë që do të zhvillohet në Shtëpinë e Kulturës në Zveçan, Gjuriq do të mbajë fjalim.