Foto: REL

Grenell i uron mirëseardhje Marko Gjuriqit në Uashington

Emisari i Presidentit Trump për bisedimet Kosovë- Serbi, Richard Grenell, është shprehur i lumtur që Marko Gjuriq fillon punën si ambasador i Serbisë në SHBA.

“Mirë se vjen Marko. Ne jemi të nderuar që të kemi në SHBA” ka shkruar Grenell në një postim të Gjuriq në Twitter.

Ndërsa, Gjuriq është shprehur se ka entuziazëm dhe adrenalinë të madhe në ditën e tij të parë në Ambasadën e Serbisë në SHBA, duke shtuar se do punojnë më fortë për një të ardhme më të mirë mes dy vendeve.

Gjuriq më herët ka qenë drejtor i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.