Zgjedhjet në UP

KQZ Nis Përgatitjet për Dy Palë Zgjedhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar përgatitjet për zgjedhje lokale dhe ato parlamentare. Ky institucion e ka iniciuar një tender për dërgesat postare që pritet t’i bëjë në diasporë dhe brenda Kosovës për dy palë zgjedhje.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), përmes procedurave të prokurimit ka planifikuar të shpenzojë rreth 180 mijë euro për dërgesat postare brenda dhe jashtë Kosovës. Në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ për Prokurim Publik (KRPP), KQZ ka publikuar thirrjen për kontratë për këtë qëllim.

NDËRLIDHUR

Kohëzgjatja e kontratës për dërgesat postare pritet të jetë 24 muaj. I bie që me të njëjtën kontratë do të mbulohen edhe zgjedhjet parlamentare, që në afat të rregullt duhet të mbahen në qershor të vitit 2018.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Valmir Elezi thotë se KQZ për nevoja të zgjedhjeve, në çdo palë zgjedhje, bën planifikime për nënshkrimin e kontratës për dërgesat postare. Në njoftimin për kontratë thuhet se do të ketë dy lloje të dërgesave postare: dërgesat postare jashtë Kosovës dhe dërgesat postare brenda Kosovës.

Janë planifikuar që të jenë deri në 40 mijë dërgesa jashtë vendit dhe rreth 30 mijë brenda Kosovës, që në total i bie 70 mijë dërgesa postare.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi thotë se shpenzimet për këtë qëllim janë të paparashikueshme.

“Ky operacion mundet të jetë i paparashikueshëm saktësisht, sepse varet nga numri i aplikacioneve për regjistrim që mund t’i kemi gjatë procesit zgjedhor. Në Zgjedhjet Lokale të vitit 2013 për këtë çështje janë shpenzuar rreth 69 mijë euro”, tha ai.

Tutje Elezi ka shpjeguar dërgesat jashtë Kosovës janë për nevoja të votimit të qytetarëve që nuk janë rezidentë në Kosovë. Qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë Kosovës dhe që në zgjedhjet e vitit 2014 kanë dëshmuar kritere për t’u përfshirë si votues i jashtë Kosovës do të pranojnë në pako me aplikacionet për regjistrim. Pako me aplikacione, Elezi tha se u dërgohen edhe qytetarëve tjerë që gjatë periudhës së aplikimit, për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, arrijnë të përmbushin kriteret ligjore për t’u përfshirë si votues jashtë Kosovës.

“Këto pako me aplikacione dërgohen në adresat e tyre… Periudha e aplikimit bëhet në kohë të caktuar pasi të shpallet data e zgjedhjeve. Për nevoja të votimit jashtë Kosovës, KQZ-ja hap fahun postar, përmes së cilit të gjitha dërgesat që janë dërguar në adresë të këtyre qytetarëve, këta të fundit mund t’i dërgojnë/kthejnë në adresën e KQZ-së, në fahun postar”, tha zëdhënësi i KQZ-së.

Në anën tjetër dërgesat brenda Kosovës kanë karakter informues për votuesit e rinj dhe votuesit që kanë ndërruar vendbanim.

Për dërgesat postare brenda Kosovës, KQZ-ja u dërgon kartolina për t’i njoftuar votuesit lidhur me qendrat e tyre të votimit ku ata janë caktuar brenda Kosovës. Kartolinat e tilla iu dërgohen këtyre kategorive: votuesve të rinj (të cilët votojnë për herë të parë), votuesve që në mes të dy palë zgjedhjeve kanë ndërruar vendbanim, e si rezultat iu ndërrohet edhe qendra e votimit, dhe votuesve që si rezultat i krijimit të qendrave të reja të votimit mund t’iu ndryshohet kjo qendër”, tha Elezi.

Sipas Elezit, dërgimi i kartolinave tek këto kategori të votuesve bëhet para fillimit të Periudhës së Shërbimit të Votuesve për Ndërrimin e Qendrave të Votimit. Dërgimi i tyre, sipas tij, bëhet me qëllim të njoftimit të tyre për qendrat e votimit dhe për mundësinë që KQZ-ja u jep atyre që brenda kësaj periudhe, ta ndërrojnë qendrën e votimit, më të përshtatshme për ta.

“Këto tri kategori të votuesve, që njoftohen përmes kartolinave, kategorizohen si shërbime postare ose dërgesa postare brenda vendit”, u shpreh Elezi.

Në tre muajt e parë të këtij viti, Radio Televizioni i Kosovës (RTK) kishte paraparë buxhet prej 25 mijë euro për zgjedhjet komunale.

Zgjedhjet e rregullta të përgjithshme janë në mesin e vitit 2018, mirëpo së fundmi deputet e NISMA-së të përkrahur nga Vetëvendosja dhe AAK-ja e kanë iniciuar një mocionin e votëbesimit të qeverisë.

Nisma Beson se do ta Çojë në Shtëpi Qeverinë

12 Prill 2017 - 14:30

Taulant Osmani dhe Rrahman Ramaj 12/04/2017 - 14:30
NDËRVEPRIMI0

180,000

euro për dërgesat postare janë ndarë nga KQZ-ja

KQZ Nis Përgatitjet për Dy Palë Zgjedhje

by Visar Prebreza
NA NDIQNI