Shok-ët në tepihun e kuq në Hollivud. Foto:Facebook

Filmi Irlandez e lë Shok-un pa Oscar

Filmi irlandez “Stutterer” ka triumfuar në kategorinë e filmit të shkurtër në ndarjen e çmimeve ‘Oscar’ duke ia lënë kosovarëve në gjysmë ëndrrën për ta bërë historinë në ngjarjen më prestigjioze të kinematografisë botërore.

Filmi “Shok”, bashkëprodhim kosovaro- britanik, kishte depërtuar në nominim në këtë kategori dhe kjo kishte bërë që debati i kontaminuar politik i muajve të fundit në Kosovë të pauzonte të paktën për një ditë në pritje të ndarjes së çmimeve.

Aktorët e filmit kishin marrë për në Hollivud, kishin shkelë në tepihun e kuq dhe kishin pozuar për fotografët në hyrje të Kodak Theatre ndërsa aktori Leonardo di Caprio u shpall aktori më i mirë për këtë edicion.

E në Prishtinë, mbështetësit e kishin shtyrë gjumin për disa orë.

Filmi në të cilin protagonistë dy fëmijë, tregon se si ndikon lufta në në jetën e tyre.

Në një skenë, ata janë në një autobus, i cili ndalohet dhe kontrollohet në një pikë kontrolli nga policia serbe, të cilët i sulmojnë ata kur ata gjejnë librat në gjuhën shqipe te njëri nga fëmijët. Ndërsa në një skenë tjetër, Oki arrin t’i shpëtojë dëbimit nga paraushtarakët, sepse ai kishte shkuar të flinte në shtëpinë e Petritit natën që shtëpia e familjes së tij bastiset.

Ngjarja e këtij filmi zhvillohet në Kosovën e vitit 1998, dhe flet për jetën e përditshme të  dy të rinjve. Kur në Kosovë fillon lufta, jetët e tyre mbushen me dhunë dhe frikë, duke bërë kështu që zgjedhjet e tyre të kërcënojnë jo vetëm shoqërinë por edhe familjet e tyre.

Në këtë film luajnë aktorët Lum Veseli, Andi Bajgora, Melihate Qena, Aurita Agushi, Eni Cani, Armond Morina, Eshref Durmishi, Sunaj Raca, Luan Kryeziu, Astrit Kabashi, Xhevdet Jashari, Kushtrim Sheremeti, Fisnik Ademi, Besnik Krapi etj.

Drama e Luftës Çon Kosovën në Hollivud

http://kallxo.com/filmi-kosovar-arrin-ne-hollivud/