Quo Vadis Aida?

Filmi boshnjak “Quo Vadis Aida?” ku luan aktori shqiptar, nominohet në Oscars

Filmi boshnjak i cili trajton temën e luftës në Srebrenicë, është nominuar në kategorinë “International Feature Film” në Akademinë e Çmimeve Oscars.

Lajmin e ka bërë të ditur Akademia përmes një njoftimi në Facebook.

“Quo Vadis, Aida?”, është film i bazuar në ngjarje të vërtetë, të një përkthyeseje ndërkombëtare e cila ka shërbyer në periudhën e luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Në këtë film aktron edhe aktori nga Kosova Alban Ukaj, i cili luan në rolin e përkthyesit.

Filmi është i realizuar në vitin 2020, me regji dhe skenar të Jasmila Zbanic.

Ndarja e çmimeve Oscar do të bëhet me 26 prill 2021.

Ky është edicioni i 93 i ndarjes së çmimeve për filmat më të mirë.