Cilat janë paragjykimet për diasporën në Kosovë?

Shqiptarë që janë pjesë e disaporës thonë se vuajnë nga paragjykimet mbi ta në vendin e origjinës.

Liza Gashi, udhëheqëse e organizatës ‘Germin’ që merret me çështjen e diasporës dhe ka mbledhur disa prej shqiptarëve më eminentë nëpër botë tregoi për sfidat e tyre në nivelin institucional dhe shoqëror.

“Germin vjen prej fjalës latine ‘germinel’ do të thotë me u rrit prej farave në lule. Ideja e organizatës është me mbjell fara ma shumë e me korrë lule në të ardhmen. Ka ardhë koha për tu riaktivizuar, kemi nevojë ti insipirojmë njerëz. Gjithmonë kemi debatuar se çka mundemi të bëjmë për vendin. Realiteti është që materiali që kemi online për Kosovën është shumë negativ, dhe ne kemi mendu ta ndërrojmë këtë imazh”, tha Gashi.

Ajo po ashtu tha se duhet të largohet percepcioni se diaspora është e dobishme vetëm si ‘patericë financiare’.

“Deri sot qeveritë tona e kanë parë diasporën vetëm si element financiar. Por përtej fjalës shaci, këta kanë ardhë na kanë bllokur rugët e të tjera, çka mundemi me mësu prej tyre. Problemi tjetër që e kemi e që duhet ta ndërrojmë është që e respektojmë të huajin e jo tonin. Njerëzit e huaj mund ta dojnë Kosovën por në fund të fundit vendorët munden me ndërru diçka”, tha Gashi.

Organizata ‘Germin’ po ashtu organizon konferencën ‘Diaspora flet’ që bën disktuime mes njerëzve të sukseshëm në punë e tyre në diasporë.

Për këtë temë në debat flasin: Hilmi Gashi, aktivist në Bern, Shpresa Loshaj- Zyrtare në qeverinë kanadeze, Lulzim Syla, ekspert i energjisë në Koln, Mark Kosmo, Ekonomist në Boston, Liza Gashi, udhëheqëse e organizatës Germin dhe Brikena Muharremi, Shoqata e Avokatëve Shqiptarë në Britani.

Emisionin “Jeta në Kosovë” mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

17 Maj 2018 - 21:05

Doruntina Baliu 17/05/2018 - 21:05
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend