Naser Kelmendi

Apeli e Kthen në Paraburgim Naser Kelmendin

Kelmendi, i cili po gjykohet nga një trup gjykues me shumicë të gjyqtarëve të EULEX-it, ishte arrestuar në maj të vitit 2013 ndërsa nga ajo kohë kishte qëndruar në paraburgim deri më 28 shkurt të këtij viti, kur iu zëvendësua masa me arrest shtëpiak.

Disa ditë më vonë, Gjykata e Apelit e kishte kthyer në paraburgim ndërsa më 17 mars ishte liruar përsëri nga Gjykata Themelore.

Ndaj këtij vendimi ishte ankuar prokurori ndërsa Gjykata e Apelit tani ka miratuar ankesën e tij duke e kthyer në paraburgim të pandehurin.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi Arbër Jashari zyrtar për informim i Gjykatës së Apelit.

“Një kolegj penal I Gjykatës së Apelit të Kosovës, i përberë nga dy gjyqtarë ndërkombëtarë të EUELX-it dhe një gjyqtar vendor, ka aprovuar më 13.04.2017, ankesën e prokurorisë kundër Aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë të datës 03.04.2017, në lëndën PAKR 375/2014.”, thuhet në përgjigjen e Jasharit për KALLXO.com.

http://kallxo.com/lirohet-perseri-naser-kelmendi/

Kelmendi do të qëndrojë në paraburgim sipas vendimit të Apelit deri më 3 qershor.

Gjykata e Apelit ka gjetur se ekzistojnë shkaqe ligjore të parapara në dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Kosovës për caktimin e kësaj mase.

http://kallxo.com/arrest-shtepiak-per-naser-kelmendin/

KALLXO.com ka përcjellë vazhdimisht gjykimin e Kelmendit dhe raportet rreth këtij rastit mund t’i gjeni në këtë link.