Gjykata Themelore në Prishtinë - Foto: KALLXO.com

30 Ditë Paraburgim për Avokatin Haxhi Çekaj

Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj avokatit të arrestuar dje, Haxhi Çekaj.

Kështu, gjyqtari i procedurës paraprake, Isuf Makolli, ka pranuar kërkesën e prokurorit të Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha, për caktimin e kësaj mase të sigurisë.

Lajmin për caktimin e masës së paraburgimit ndaj avokatit nga Peja për KALLXO.com e konfirmoi zyrtarja për informim e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Çekaj, i cili u arrestua dje, dyshohet për kryerjen e veprës penale të mashtrimit.

KALLXO.com raportoi dje se avokati Çekaj është arrestuar gjatë pauzës së seancës gjyqësore në rastin e ish-policit, Shefqet Kameraj, i cili po gjykohet për vrasjen e Ilmi Lufajt.

http://kallxo.com/avokati-haxhi-cekaj-arrestohet-gjate-pauzes-se-seances/

Ndërsa, sot, seanca gjyqësore në rastin e policit të suspenduar, Shefqet Kameraj, u shty për afat të pacaktuar për shkak se i akuzuari kërkoi që avokati i tij të jetë i pranishëm në seancë.

http://kallxo.com/ish-polici-akuzuar-per-vrasje-kerkon-ta-mbroje-avokati-arrestuar/