Foto: Ilustrim

Zjarr në Një Fabrikë në Drenas

Një fabrikë në fshatin Korreticë të Drenasit është përfshirë nga flakët në rrethana të panjohura.

Incidenti ka ndodhur të martën rreth orës 08:40.

Sipas raportit të policisë në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse, ndërsa njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.

Dëmi i shkaktuar nga zjarri është i konsiderueshëm dhe nuk raportohet për të lënduar.