Foto: Facebook

Veseli Flet për Punësim në Vushtrri

Në Vushtrri teksa po shoqëronte kandidatin e PDK-së për kryetar të kësaj komune Ferit Idrizin në takimet me përfaqësues të bizneseve, Kadri Veseli foli për reforma ekonomike që do të shtojnë vendet e punës.

“Reformat ekonomike që do i nisim do t’i ndihmojnë bizneset ekzistuese dhe ato të reja që të rrisin numrin e të punësuarve”, tha Veseli.

Në një postim në Facebook Veseli tha se “Vushtrria do ta vazhdojë ndryshimin me qeverisjen e mirë të PDK-së”.

Kryetar i Vushtrrisë në zgjedhjet e vitit 2013 ishte zgjedhur Bajram Mulaku i PDK-së, por ai nuk ka rikandiduar me arsyetimin e lëshimit rrugë të tjerëve për këtë pozitë.