Sokol Bashota i Bën Ofertë Pune Rivalit Nga AAK

Kandidati i PDK-së për kryetar të Klinës, Sokol Bashota, në Debat Pernime i ka bërë ofertë për punë në kabinetin e tij rivalit nga AAK, Zenun Elezaj.

Bashota tha se nëse zgjedhjet kryetar më 19 nëntor, do t’ia ofrojë Elezajt pozitën e këshilltarit për çështje të nëntokës.

“Vendimi im i parë do të jetë që ta merrja këshilltar Zenun Elezajn. Ai është ekspert për nëntokë. në çështje të xeheve”, ka thënë Bashota nga PDK.

Qytetarët e Klinës do mund të votojnë në zgjedhjet e së dielës për balotazh në mes të Sokol Bashota nga PDK dhe Zenun Elezaj AAK.

Rezultatet Zyrtare të raundit të parë tregojnë se Sokol Bashota – PDK  ka 37.76% të votave dhe  Zenun Elezaj – AAK :25.45%.