Debat Pernime, Suharekë. Foto: Atdhe Mulla

Rivalët e Suharekës në Debat Pernime

Në Debat Pernime të enjten janë përballur kandidatët për kryetar të komunës së Suharekës.

Në këtë debat kandidatët Bali Muharremaj (AAK), Blerim Xhemajli (PDK), Kadri Balaj (NISMA), Sali Asllanaj (LDK) dhe Sali Zyba (LVV) folën për programet e tyre për këtë komunë gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar në rast se votohen për kryetar të komunës më 22 tetor.

Pjesë e debatit do të jenë edhe deklaratat e bashkëshorteve të kandidatëve rreth bashkëshortëve të tyre.