Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Premtimi i Ramës: Do t'i subvencionojmë shtëpitë me kaldajë

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se ne qeverisjen e tij do t’i furnizojë shtëpitë në periferi me kaldajë.

Këto deklarime Rama i bëri në emisionin Debat Përnime, teksa po fliste për mundësitë e zgjerimit të ngrohtores Termokos.

“Termokosi ka potencial të dyshohet, kjo do e përmirësonte dukshëm aspektin e ajrit pasi një numër i madh i zonave përdorin qymyrin, si shtëpitë në periferi. Lagjet periferike nuk mund të lidhen me Termokos të gjitha, pasi kapaciteti tash është për shtrirje tek Bregu i Diellit, Mati 1, Lagjja e Muhagjerëve e Tophanja. Për zonat tjera kemi menduar që  t’i subvencionojmë shtëpitë me kaldajë””, ka thënë Ahmeti

Rama tutje potencoi se, sa i përket emetimit të gazrave nga makinat në Prishtinë, kanë në plan ridefinimin e qendrës ku nuk do ketë nevojë për vetura si tani.

Sonte në “Debat Përnime” po diskutohet për balotazhin e 14 nëntorit për kryetar të Prishtinës.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët që kanë shkuar në balotazh në Prishtinë, Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së për rundin e parë të zgjedhjeve që janë mbajtur më 17 tetor, kandidati i LVV-së, Arben Vitia ka marrë 42.5% të votave, kurse Përparim Rama nga LDK ka siguruar 29.2%.