Mustafa: LDK Heq Dorë nga Posterët

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka njoftuar se kjo parti heq dorë nga posterët në zgjedhjet lokale.

Sipas Mustafës, ky është vendim i Shtabit zgjedhor dhe i kryetarëve të degëve nga takimi i sotëm në selinë e LDK-së.

“Fushata do të jetë racionale, me shpenzime më të ulëta. Do të respektojmë ambientin, pronat publike dhe private”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në “Facebook”.