Oliver Ivanoviq (SDP), Gonxhe Çaushi (PDK) dhe Bekim Osmani (AKR), kandidatë për kryetar të Mitrovicës së Veriut. Foto: Kallxo.com

Mamusha dhe Mitrovica e Veriut Sot në Debat Pernime

Kandidatët për kryetar të komunës së Mamushës dhe Mitrovicës së Veriut zgjedhjet e 22 tetorit do të përballen sot në Debat Pernime në terminin e pasdites në TV21.

Debatet do të transmetohen drejtpërdrejt edhe në faqen e Facebook-ut të KALLXO.com.

Në orën 13:30, do të ndiqni intervistat me kandidatët për kryetar të komunës së Mamushës: Abdylhadi Krasniq (KDTP), Arif Bytyç (KTAP) dhe Riza Kryeziu (Kandidat i Pavarur).

Ndërsa në orën 14:10 do të transmetohen intervistat me kandidatët për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut: Gonxhe Çaushi (PDK), Bekim Osmani (AKR) dhe Oliver Ivanoviq (SDP).