Debat Pernime, Gjilan. Foto: Kallxo.com

Kandidatët për Gjilanin në Debat Pernime

Mbrëmë në Debat Pernime janë përballur kandidatët për kryetar të komunës së Gjilanit.

Në këtë debat kandidatët Bajram Hasani (Nisma), Lutfi Haziri (LDK), Naser Morina (PD), Rexhep Kadriu (AAK), Sami Kurteshi (VV) dhe Zenun Pajaziti (PDK) folën për programet e tyre për këtë komunë gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar në rast se votohen për kryetar të komunës më 22 tetor.

Pjesë e debatit do të jenë edhe deklaratat e bashkëshorteve të kandidatëve rreth bashkëshortëve të tyre.