Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ferit Idrizi: Të gjithë qytetarët e Vushtrrisë do të kenë ujë në gjashtë muajt e parë të qeverisjes

Kandidati për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi nga Partia Demokratike e Kosovës, ka premtuar se do të ketë ujë në tërë Vushtrrinë në gjashtë mujorin e parë.

“Unë ju premtoj, ne e kemi kryer shtrirjen e rrjetit dhe ka pasur nevojë vetëm rrjetin sekondar dhe disa pompa. Ne ju premtojmë qytetarëve që në gjashtëmujorin e parë do të kenë ujë të gjithë qytetarët e Vushtrrisë”, ka premtuar Idrizi.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Vushtrrisë diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët për kryetar të komunës së Vushtrrisë: Albert Maxhuni nga Nisma Socialdemokrate; Arsim Rexhepi nga LVV; Ergin Sunguri nga KDTP; Ferit Idrizi nga PDK; Jeton Salihu – kandidat i pavarur; Mensut Ademi nga AAK dhe Xhafer Tahiri nga LDK. 

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë: Ardita Hasani dhe Shqiponjë Mikushnica nga Nisma Socialdemokrate; Amire Ajeti dhe Florina Sadiku nga AAK; Bahrie Ademaj dhe Gresa Muli nga LVV; Gonxhe Halili dhe Kaltrina Haziri LDK; Melihate Basholli Latifi dhe Nurije Halili nga PDK.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.