Lirak Çelaj me qytetarë - Foto: Facebook

Çelaj: Në ‘Rrugën B’ në Vend të Gjelbërimit u Dhanë Leje për Ndërtim

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Lirak Çelaj, është takuar sot me qytetarë në “Rrugën B” të kryeqytetit.

“Rruga B, frymëzim për qytetin që synojmë. Por ne duam dhe dimë të bëjmë më mirë dhe më shumë për këtë lagje!”, ka shkruar Çelaj në profilin e tij në “Facebook”.

Ai ka thënë se kësaj pjese të qytetit i mungojnë shkolla, çerdhe, qendër rekreacioni, shetitore me gjelbërim e hapësira për të rinjtë.

“Në këtë pjesë, në vend të gjelbërimit u dhanë leje për ndërtim. Me ne, kjo nuk do të ndodhë. Ne kemi forcën për ta ndryshuar kryeqytetin”, ka shkruar ai.