Qeveria e Kosovës - Foto: ZKM

Qeveria i jep dritën e gjelbër marrëveshjes financiare ndërmjet Kosovës, BE-së dhe Shqipërisë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka aprovuar nismën për nënshkrimin e marrëveshjes financiare trepalëshe ndërmjet Bashkimit Evropian, Kosovës dhe Shqipërisë për vitin 2018, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar për IPA 2 ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

Zv.ministri i Integrimit Evropian, Lirak Çelaj tha se kjo marrëveshje do të mundësonte që të rritet përfitimi i fondeve të IPA-s në marrëveshjet ndërkufitare si kufirin Kosovë-Shqipëri si dhe mundëson zhvillimin ekonomik.

Më 20 shtator 2018, deputetët  e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar  projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Europa për qytetarët”, si dhe projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për pjesëmarrjen e Kosovës në “ERASMUS +” Programin e Unionit për Arsim, Trajnim, Rini dhe Sport.

IPA është një instrument financiar i shfrytëzuar nga Bashkimi Europian, që ka për synim të ndihmojë vendet që janë në procesin e anëtarësimit në BE.

Nga pjesa e parë e fondeve IPA për vitin 2017 janë ndarë 50 milionë euro.