Shqipëri, i dyshuari nën ndikimin e narkotikëve vjedh një kamionetë dhe e përplas me veturat e tjera

Më 19.05.2024 rreth orës 02:00 një 62-vjeçar dyshohet se e vodhi një kamionetë në Paskuqan të Kamëzës, në Shqipëri.

Pasi që vodhi automjetin, i dyshuari N.CH., duke u larguar u përplas me disa makina të parkuara, njofton Policia e Shtetit.

“I dyshuari u arrestua dhe u testua për narkotikë me ç’rast rezultoi nën ndikimin e lëndëve narkotike”- thuhet në njoftimin e Policisë.

N.Ch., nga Korfuzi po akuzohet për veprat “Vjedhja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.