Mot me vranësira dhe diell Dyz, Podujevë - Foto: KALLXO.com

Parashikimi i motit për pesë ditë

Instituti Hidrometereologjik i Kosovës ka parashikuar mot kryesisht të vranët gjatë javës që vjen në Kosovë.

E hëna e 20.05.2024 pritet të jetë kryesisht vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius.

Për dallim, gjatë së martës pritet të ketë edhe intervale me diell krahas vranësirave. Gjatë asaj dite temperaturat pritet të shkojnë nga 13-17 gradë Celsius minimalet deri tek 22-27 gradë Celsius ato maksimalet.

Dita e mërkurë pritet të përshkohet po ashtu me vranësira dhe me intervale dielli. Minimalet e temperaturës pritet të shkojnë ndërmjet 11-13 gradë Celsius kurse ato maksimalet nga 23-26.

E enjtja pritet të jetë me mot të vranët dhe vende vende me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-25 gradë Celsius.

Vranësirat nuk pritet t’i ndahen as ditës së premte ndonëse pritet të ketë edhe intervale me diell. Gjatë kësaj dite pritet që temperaturat minimale të shkojnë nga 10 deri në 13 gradë Celsius kurse ato maksimalet nga 22 deri në 27.