Saranda Bogujevci premton Institutit për dokumentimin e krimeve të luftës - VIDEO

Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Saranda Bugujevci, ka thënë se Vetëvendosje do të themelojë Institutin për dokumentimin e krimeve të luftës.

Poashtu, Bogujevci ka thënë që prioritet i VV-së është edhe gjykimi në mungesë dhe fuqizimi i institucioneve të drejtësisë në mënyrë që të hetohen krimet e luftës në Kosovë.

“Themelimi i Institutit për dokumentimin e krimeve të luftës është shumë me rëndësi dhe ligji është i përgatitur nga stafi që ka qenë më herët kur është shuar ky institut, i cili ka qenë në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë. Tjetra është gjykimi në mungesë që është shumë me rëndësi dhe i cili ka kaluar në lexim të parë në Parlament dhe tjetra është fuqizimi i institucioneve tona, polici dhe prokurori për me filluar hetimet për krimet që janë kryer në Kosovë”, ka thënë Bogujevci.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahen për dhjetë ditë rresht sa do të zgjasë zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë të cilat do të mbahen më 6 tetor.

Kandidatët për kryeministër si dhe kandidatët për deputetë nga partitë të cilat janë në garë do të ballafaqohen para Jeta Xharrës ku edhe do të shpalosen programet e tyre qeverisëse.

Të ftuar në debat janë: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Fitore Pacolli, Hajrullah Çeku, Arbërie Nagavci, Hekuran Murati, Saranda Bugujevci, Arben Vitia, Yllza Hoti.

Debat Pernime do të fillojë çdo ditë nga ora 20:30 në Televizionin 21 dhe live në Facebook të KALLXO.com.