Kandidatja e LDK-së: Qeveria Haradinaj e ka forcuar homologimin

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, e ftuar në Debat Pernime ka thënë se qeveria Haradinaj nuk e ka shkëput homologimin dhe e kanë forcuar me një udhëzim administrativ.

Bajrami ka përmendur edhe vendimin e fundit të ish ministrit Lekaj për dërgimine  veturave në ri homologim pas aksidenteve që ato pësojnë.

“Po është e vërtëtë që e kanë ndaluar kontratën me Z- Mobile, por në ditën që ka skaduar kontrata. Pse nuk e keni ndaluar në vitin 2017 e pse jo në 2018. Sepse nuk keni pasur mundësi sic nuk kemi pasur as ne sepse ka ekzistuar një kontratë e lidhur ndërmjet operatorit privat dhe ndërmarrjes publike sic është Telekomi. Pse nuk e keni shkëput homologimin, por e keni vazhdu me udhëzim administrativ. Ne kemi instistuar që të shkëputet kontrata dhe kemi pasur edhe debat parlamentar kundër homologimit  Të gjithë e dinë udhëzimin administrativ të Pal Lekajt që ia vazhdon homologimin kompanisë ekzistuese dhe me një vendim të fundit si ministër në detyrë ku ka thënë që pas cdo aksidenti edhe njëherë vetura duhet të shkojë të homologimi dhe me pagu 80 deri në 160 euro”, ka thënë Bajrami.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra është mbajtur për dhjetë ditë rresht sa ka zgjatur edhe fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 6 tetor.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Kandidatët për deputetë do të ballafaqohen me pyetje nga publiku, ekspertë, analistë e qytetarë të tjerë.

Pjesë e këtij debati do të jenë: Haki Abazi,- Vetëvendosje, Hykmete Bajrami- Lidhja Demokratike e Kosovës, Daut Haradinaj- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Valdrin Lluka -AKR NISMA PD.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV 21 dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.