Dardan Sejdiu, Shef i GP te PSD-se

Dardan Sejdiu uron partinë që fitoi zgjedhjet

Zyrtari I Partisë Socialdemokrate, PSD, Dardan Sejdiu, ka thënë se e uron partinë që fiton zgjedhjet e sotme të parakohshme parlamentare, cila do qoftë ajo parti.

Partia e Sejdiut ka garuar në koalicion me AAK-në e Ramush Haradinajt.

Koalicioni AAK-PSD ka pësuar një debakël në Prishtinë sipas rezultateve preliminare të KQZ-së.

Shpend Ahmeti me rezultat katastrofal në Prishtinë

Sipas rezultateve ende jo përfundimtare Lëvizja Vetëvendosje është duke prirë në nivel vendi, e ndjekur nga LDK.

Vetëvendosje përmbys rezultatin

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Dardan Sejdiu tha se koalicioni AAK-PSD do të presin rezultatin për të dhe për kandidatët deri në certifikim nga KQZ.

Ai ka uruar popullin e Kosovës për procesin zgjedhor, i cili, sipas tij, është shembull për çdo demokraci.