Foto: KALLXO.com

Vetëvendosje përmbys rezultatin

Deri më tani në gjithë Kosovën janë numëruar 64 për qind të vendvotimeve për zgjedhjet parlamentare.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike deri më tani kanë qenë në një garë të ngushtë me rezultat.

Tani për tani, LVV ka 25.80 për qind të votave ndërsa LDK me 25.47 për qind. Këto të dyja kanë rreth 2 mijë vota diferencë.

Partia e tretë është PDK me 21.38 për qind.