Dardan Sejdiu, PSD

Të hyrat vjetore në familjen e Dardan Sejdiut

Deputeti Dardan Sejdiu ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit se të hyrat vjetore në familjen e tij janë 55 mijë e 584 euro.

Sejdiu ka deklaruar se ka pasuri të paluajtshme në vlerë prej 225 mijë eurove, ku hyjnë një shtëpi dhe një banesë, kjo e fundit në emër të prindit.

Sejdiu gjithashtu ka deklaruar në AKK se vozit një veturë të vlerës 15 mijë eurove.

42 mijë e 600 euro janë paratë kesh të mbajtura në instiucionet financiare, 12 mijë të bashkëshortes, 30 mijë të prindit.

Kredia e Dardan Sejdiut ka vlerën e 17 mijë eurove.

Të hyrat vjetore të Sejdiut janë, 24 mijë e 774 euro nga kuvendi, 570 euro mëditje nga udhëtimet zyrtare.

Ai ka deklaruar edhe të hyrat e bashkëshortes dhe prindit.

Të hyrat e bashkëshortes së Dardan Sejdiut janë 12 mijë euro nga UP. Të hyrat e prindit të Sejdiut janë 15 mijë euro për të cilat nuk ka treguar nga i merr dhe 3 mijë e 240 euro pension.