Foto: Kallxo.com

Zëndëskomandanti i Policisë në Vushtrri flet për plagosjen e qytetarit në duart e Policisë

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi hulumtimin për plagosjen e Liridon Osmanit nga Vushtrria, i cili në kohën e plagosjes ishte duke u përcjellë nw shtëpinë e tij nga policia e Kosovës.

Plagosja e Osmanit kishte ndodhur datën e 9 majit të vitit 2018-të. Po atë natë vëllai i Liridonit, Bashkim Osmani kishte ikur nga stacioni policor i Vushtrrisë.

Ngjarjen që kishte ndodhur atë ditë brenda dhe jashtë stacionit policor e ka treguar para kamerave të emisionit “Drejtësia në Kosovë” vetëm Shaban Salihu, zëvendëskomandant në stacionin e Vushtrrisë.

“Është e vërtetë se personi i dyshimtë i cili ka pas vendim për me u ndalu nw mbajtje nw momentin kur shumica e zyrtarëve policor ju kanë përgjigjur rastit të sulmit me armë zjarri ndaj qytetarëve dhe ndaj zyrtarëve policor, personi në fjalë ka dal nga stacioni dhe pas përpjekjeve të zyrtarëve policor ai ka arritur të lokalizohet dhe është kthyer prapë në dhomat e mbajtjes”, theksoi Salihu.

Salihu gjithashtu ka shtuar se në momentin e sulmit edhe  zyrtari policor është lënduar dhe nuk ka mundur ta parandaloi plagosjen.

Emisionin e plotë “Drejtësisë në Kosovë’ mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.