Objekti i ri i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Vushtrri | Foto: KALLXO.com

Vushtrria me Objekt të Ri të Mjekësisë Familjare

Një objekt i ri i Qendrës së Mjeksisë Familjare është ndërtuar në Vushtrri.

Ky objekt është dhuruar nga Këshilli i Bashkësisë Islame në këtë qytete më 21 korrik të këtij viti në bazë të një memorandumi bashkëpunimi me Komunën e Vushtrrisë.

Sipas drejtorit të Shëndetësisë në Vushtrri, Eroll Venhari, objekti është ndërtuar nga donacionet e Këshillit të Bashkësisë Islame.

Ai tha se ndërtimi i këtij objekti ka qenë përgjegjësi e vetë donatorit, por më pas ka kaluar si aset i Komunës së Vushtrrisë.

Ky objekt, sipas drejtorit të Shëndetësisë, do të funksionalizohet më 15 nëntor.

Objekti i ri ndodhet në dalje të qytetit të Vushtrrisë dhe është emëruar Qendra e Mjekësise Familjare Numër 3.