Gjilani

Vazhdon aksioni për pastrimin e Gjilanit

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se nesër do të vazhdojë aksioni për pastrimin e qytetit.

Në njoftim thuhet se ky aksion është vazhdimësi e angazhimit për një qytet të pastërt.

Aksioni për pastrim do të nisë më 25.06.2018 (e hënë), në ora 10:00 para Teatrit të Qytetit, për të vazhduar me pastrimin e pikave të tjera të qytetit.

“Aksioni për pastrim është organizuar në bashkëpunim mes Komunës së Gjilanit, qytetarëve dhe organizatave që operojnë në komunë”, thuhet në njoftim.