Falja e Fiter Bajramit / Mulla

Urimet e liderëve politik për Fitër Bajramin

Urimi i kreut të LDK-së: Festat e tilla forcojnë besimin në vlera të larta njerëzore

Me rastin e Festës së Fitër Bajramit, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka uruar festën e Bajramit.

Me rastin e Festës së Fitër Bajramit, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dërgon këtë telegram urimi:

“Të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, urime Festa e Fitër Bajramit. Në përfundim të muajit të shenjtë të Ramazanit, pas një muaji agjërimi, le të pranohen të gjitha lutjet e besimtarëve myslimanë. Uroj që solidariteti dhe mirëkuptimi të zotërojnë në familjet tona. Festat e tilla forcojnë besimin në vlera të larta njerëzore të dashurisë, sakrificës, faljes dhe solidaritetit. Poashtu, dëshmojnë dhe forcojnë unitetin qytetar dhe tolerancën ndërfetare në Republikën e Kosovës. Paqe dhe gëzime në familjet e juaja. Urime!”.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mbëmë ka bërë thirrje për solidaritet me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Haradinaj duke iu drejtuar besimtarëve myslimanë ka kërkuar që muaji i Ramazanit të shërbejë për afrim me njëri tjetrin.

“Të dashur bashkëkombës të besimit islam që keni agjëruar këtë muaj të shenjtë”.

“Sonte e përmbyllët me përkushtim dhe devotshmëri muajin e Ramazanit, muaj ky i afrimit dhe mbështetjes tek njëri tjetri”.

“Me shpresën e një agjërimi të pranueshëm, uroj që të jemi pranë njëri tjetrit me vetëmohim e solidaritet”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

 

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli në urimin e Fetës së Bajramit, ka theksuar se qëllimi i agjërimit të muajit të Ramazanit ka qenë i thjeshtë e fisnik, i forcimit të lidhjes dhe besimit të njerëzve në Zot.

Urimi i Pacollit:

Sonte përfundoi muaji i Ramazanit. Qēllimi i agjërimit ka qenë i thjeshtë e fisnik, ai i forcimit të lidhjes dhe besimit të njerëzve në Zot, freskimi dhe forcimi i lidhjeve farefisnore, forcimi i lidhjeve sociale, forcimi i përkrahjes së njeriut për njeriun. Nga ky muaj shoqëria ka dalë më e fortë dhe më e begatë.

Paqi një ditë të Bajramit për tu mbajtur mend gjatë, ashtu sikurse mbahen mend edhe veprat e mira gjatë këtij muaji që po lëmë pas.

Nga thellësia e zemrës ju uroj me Fat Fitër Bajramin.

Zoti ju bekoftë!

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ua ka uruar Festën e Bajramit besimtarëve mysliman, duke uruar që mbretërojë paqja, mirëqenia e harmonia.

Urimi i Limajt:

Në vigjilje të festës së Fitër Bajramit, në emër të Nismës Socialdemokrate dhe në emrin tim personal, të gjithë besimtarëve islamë ua uroj Festën e Fitër Bajramit! Uroj në këtë ditë feste që në familjet tuaja të mbretërojnë paqja, mirëqenia e harmonia. Festën e Fitër Bajramit ua uroj veçanërisht atyre që agjëruan në këtë muaj të shenjtë dhe uroj t’u jetë pranuar. Urime festa e Fitër Bajramit!