(VIDEO) 27 vjet e gjashtë muaj burgim për vrasjen e trefishtë në Prizren

27 vite e gjysmë burgim u shqiptuan për Eshref dhe Ejup Shemollarin, babë e bir, të akuzuar në lidhje me vrasjen e trefishtë që 4 vjet më parë tronditi Prizrenin.

Për vrasje të rëndë, Eshref Shemollari u dënua me 23 vite burgim ndërkaq djali i tij Ejup Shemollari me 4 vite e gjysmë burgim për ndihmë në vrasje.

Prezent në aktgjykim ishte vetëm i akuzuari Eshref Sehmollari i cili u soll nga Qendra e Paraburgimit .

Shemollarët po rigjykohen lidhur me vrasjen e Ferdi Shishkos, Haki Thaçit dhe Belgin Ersoyt, e cila ka ndodhur më 8 mars 2015.

Sipas aktakuzës, më 8 mars 2015, në Prizren, në lagjen afër Spitalit, Eshref Shemollari me dashje ka vrarë Ferdi Shishkon, Haki Thaçin dhe Belgin Ersoyn, që të tre nga Prizreni.

Ndërsa Ejup Shemollari, i biri i tij, akuzohet për vrasje të rëndë në ndihmë, kjo pasi sipas aktakuzës i njëjti i ka ndihmuar babait të tij që pas kryerjes së veprës penale të largohej nga vendi i ngjarjes.

Më 2 tetor 2017 Gjykata Themelore në Prizren kishte shqiptuar dënimet ndaj dy të akuzuarve Eshref e Ejup Shemollari.

Në atë vendim, trupi gjykues kishte vendosur që i akuzuari kryesor Eshref Shemallari të dënohet me 24 vjet burg në akuzat për vrasje të rëndë ndërsa djali i tij Ejupi, u dënua me 4 vjet e gjysmë burg në akuzën për ndihmë të dhënë kryesit pas kryerjes së veprës penale.

 

https://kallxo.com/28-5-vjet-burg-per-vrasjen-e-trefishte-ne-prizren/

 

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!