Vetëvritet një Person në Pejë

Lajmin e bëri të ditur Policia e Pejës me anë të një komunikate.

“Gjatë ditës së sotme rreth orës 12:00 policia ka marrë një informacion se një person i gjinisë mashkullore ishte plagosur me armë zjarri në breg të lumit ‘Lumi i Bardhë’,” thuhet në komunikatën e policisë.

Me të dalë në vend të ngjarjes policia e kishte gjetur ende të gjallë këtë person, por ai më pas kishte vdekur në Spitalin e Pejës.

“72 vjeçari  me inicialet S. K. u dërgua me autoambulancë në Emergjencën e Spitalit në Pejë për të marrë tretmanin e nevojshëm pasi që në ato momente kishte shenja jete, por pas disa minutave sipas kontaktimit mjekësor personi ka ndërruar jetë po në këtë spital,” shpjegohet në komunikatë.

Policia tregon se “sipas hetimeve preliminare dhe nga dëshmitë e gjetura pranë viktimës është konstatuar se viktima ka kryer aktin e vetëvrasjes”.

Trupi i pajetë me vendim të prokurorit të çështjes është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi.