Qamil Muhaxhiri.

Shënohet 100 vjetori i lindjes së Qamilit të Vogël

Dega e Folklorit e Institutit Albanologjik të Prishtinës do të mbajë nesër tryezën shkencore: “Gjurmët e Qamilit të Vogël në muzikë”.

Kjo tryezë mbahet në 100 vjetorin e lindjes së Qamil Muhaxhirit (1923-2023) të njohur ndryshe edhe si Qamili i Vogël.

Tryeza do të mbahet nesër (27 shtator 2023) në ora 11:00 në institutin Albanologjik të Prishtinës.

Studiuesit gjatë kësaj tryeze do të shpalosin të dhënë të reja lidhur me figurën e Qamilit të Vogël si krijues, si interpret dhe mbledhës i folklorit muzikor shqiptar.

Qamil Muhaxhiri (Qamili i Vogël)  ishte këngëtar i njohur i muzikës popullore qytetare të kënduar në Gjakovë.